​Llapi e Ballkani në “luftë” për lojtarin e Kombëtares shqiptare
BKT
Sport

​Llapi e Ballkani në “luftë” për lojtarin e Kombëtares shqiptare

Sabino Plaku mund të jetë risia e kampionatit të ardhshëm të futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke u kërkuar nga Llapi dhe Ballkani.

Gazeta Olle mëson se të dyja skuadrat janë në bisedime me lojtarin që së fundi luajti tek Kamza.

Plaku më herët ka luajtur edhe me Skënderbeun për disa vjet, ndërsa ka veshur edhe fanellën e skuadrave Partizanit, Flamurtarit, si dhe Slaskut të Polonisë.