Higuain mohon zërat për një kalim tek Roma
BKT
Sport

Higuain mohon zërat për një kalim tek Roma

Gonzalo Higuain dëshiron të qëndrojë te Juventus. “El Pippita’ ka theksuar se në Seria A do të luante vetëm për Juventusin.

Vëllai Gonazalo Higuain, Nicola, që është dhe menaxheri i lojtarit, ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flisnin për një transferim të tij  te Roma apo te Inter.

“Me gjithë respektin për skuadrat e Seria A, por në Itali, Higuain do të qëndrojë vetëm te Juventus. Është një zgjedhje personale dhe profesionale”, thekson vëllai i Higuain.

Mbërritja e Sarrit te stoli i bardhezinjëve ka rritur shanset e qëndrimit të Higuain në Torino, pasi ishte pikërisht Sarri që arriti të ndihmonte Higuain të shpallej golashënuesi më i mirë i Seria A te Napoli.