Përfundon pjesa e parë, Xhaka në epërsi ndaj Rashicës
BKT
Sport

Përfundon pjesa e parë, Xhaka në epërsi ndaj Rashicës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes skuadrës së Xhakës dhe Rashicës, me rezultat 2 me 1 në të mirë të të parëve.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin skuadra e Milot Rashicës, të cilët shënuan me anë të mbrojtësit anësor, Emir Lenjanit.

Ndërkaq nuk vonoi shumë dhe skuadra e Xhakës arrin ta barazojë rezultatin me anë të Muharrem Sahitit, i cili mjeshtërisht arriti ta mposhtë Visar Bekajn.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte Dardan Berisha ai i cili shënoi golin e dytë dhe të epërsisë për skuadrën e Xhakës.

Vlen të theksohet se të gjitha parat e mbledhura nga shitja e biletave për këtë ndeshje do të dhurohen për fëmijët e Sosfshatit.