Cavani dhe Suarez: Duam të vazhdojmë me këtë ritëm
BKT
Sport

Cavani dhe Suarez: Duam të vazhdojmë me këtë ritëm

Ata janë dy nga sulmuesit më të frikshëm në planet dhe te Uruguai ndihen me fat që i kanë. Edinson Cavani dhe Luis Suarez mund të trembin çdo mbrojtje kundërshtare dhe kjo është arsyeja që kombëtarja albiceleste konsiderohet si nga skuadrat favorite për të fituar Copa America 2019-të. 

Ndaj Ekuadorit në ndeshjen debutuese të Uruguait në këtë kompeticion realizuan të dy. Për Edinson Cavanin ky sukses ishte shumë i rëndësishëm për ecurinë e Uruguait në këtë kompeticion.

“Ne jemi të gatshëm të luftojmë për trofeun. Patëm shumë shanse në pjesën e parë, shënuam tre gola dhe kjo na dha qetësinë e duhur për ta trajtuar si donim ndeshjen. Nisja e tillë ishte një hap i rëndësishëm”.

Cavani, i cili shënoi golin e parë në “Copa America” pas 11 ndeshjeve, shtoi: “Ne e dinim se Ekuadori do të ishin një kundërshtar shumë i vështirë, ndaj gjëja më e rëndësishme ishte që të hynim në lojë me përqendrim maksimal. Dhe e bëmë më së miri këtë”.

Lideri tjetër i sulmit uruguajan, Luis Suarez, nënvizoi pas ndeshjes: “Natyrisht, është një rezultat pozitiv, sepse luajtëm në mënyrën se si donim. Do ta vazhdojmë turneun me të njëjtin vrull dhe shpresë, me të njëjtën dëshirë për sukses si në fitoren ndaj Ekuadorit”./SS/