17:07 / 20.06.2019
Valencia në bisedime me Rafinhen
Klubi spanjoll, Valencia është gati për të negociuar me mesfushorin e Barcelonës, Rafinha për çmimin 15 deri 20 milionë euro.
Rafinha ka edhe një vjet në kontratë me Barcelonën, mirëpo katalunasit janë gati për ta shitur lojtarin për të fituar disa para.
Rafinha ka pasur pesë paraqitje sezonin e kaluar me Barcelonën, dhe ka dështuar ta tregojë veten për të luajtur në ekipin e parë në sezonin e ri.
Tjetër mesfushor i cili ka mundësi të largohet nga Barcelona është edhe Denis Suarezi i cili po kërkohet nga Mestalla.























