18:15 / 20.06.2019
Mezani “rrëmben” edhe Oltion Rapën te Gjilani
Gentian Mezani i merr një tjetër futbollist Luftëtarit, pikërisht Oltion Rapës, që bëhet zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuqebardhë për dy edicionet e ardhshme.
Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës gjirokastrite, KF Luftëtari, duke u aktivizuar thuajse në çdo takim.
Në Gjilan ai do të provojë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë, ku ai ka luajtur gjatë këtyre viteve të karrierës së tij dhe ku u formua si futbollist, transmeton SS.
Një ditë më parë “Skifterët” siguruan edhe shërbimet e futbollistit nga Tetova, Muhamed Useini, që deri në janar ka dhënë kontribut te Flamurtarin ndërsa në pjesën e dytë të sezonit luajti për Renovën.























