19:32 / 20.06.2019
Navas pranë transferimit te Benfica
Portieri nga Kosta Rika do të largohet nga Real Madridi.
Keylor Navas dhe Real Madridi do të ndajnë rrugët gjatë kësaj vere, pasi portieri kostarikan nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane.
Siç raporton gazeta A Bola, Navas ka arritur marrëveshje me Benfican dhe është çështje ditësh para se ai të transferohet në Portugali.
Navas është pjesë e Realit që nga viti 2014 dhe ka arritur të fitonte tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Los Blancos, derisa ardhja e Thibaut Courtois nga Chelsea, e ka bërë atë zgjedhje të dytë në skuadrën madrilene.























