Minsk 2019: Ardita Zejnullahu radhitet e fundit në rrethin e parë
BKT
Sport

Minsk 2019: Ardita Zejnullahu radhitet e fundit në rrethin e parë

Kosova e nisi rrugëtimin në Lojërat Evropiane 2019 me shigjetaren Ardita Zejnullahu, e cila po garon në disiplinën Hark Olimpik.

Ardita Zejnullahu e mori pozitën e fundit në rrethin e parë, atë radhitës, në kuadër të garës për Hark Olimpik në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Shigjetarja kosovare u radhit në pozitën e fundit në të dyja pjesët e kësaj gare, në pozitën e 48-të nga po aq shigjetare që po garonin.

Ajo i grumbulloi gjithsej 500 pikë, 242 nga pjesa e parë, ndërsa 258 në pjesën e dytë.

Në rrethin e 1/32 të finales, Zejnullahu do të përballet me britaniken Michaela Pitman Bryony, e cila në rrethin radhitës e mori pozitën e 17-të, me gjithsej 640 pikë të grumbulluara.

Kosovën do ta përfaqësojnë në Lojërat Evropiane Minsk 2019 në Bjellorusi edhe 11 sportistë të tjerë gjatë ditëve në vijim./GE/