17:22 / 21.06.2019
Evertoni në negociata me Zouma
Evertoni i ka filluar negociatat me mbrojtësin e Chelseat, Kurt Zouma.
Mbrojtësi pati një sezon të mirë si huazim te Evertoni, dhe tash ekipi dëshiron që ta mbajë lojtarin për gjithë.
Zouma shihet si mbrojtësi i parë i Evertonit në sezonin e ardhshëm, ndërsa tjetër lojtar i cili do të vazhdojë në Everton është edhe Andre Gomes lojtari i Barcelonës.
Trajneri Marco Silva po e sheh Zouma-n, si mbrojtës kryesor në sezonin e ardhshëm.























