18:51 / 21.06.2019
Atalanta zyrtarizon transferimin e Muriel
Sulmuesi kolumbian do të jetë përforcimi i madh i Atalantas për sezonin e ardhshëm.
Atalanta ka bërë zyrtare blerjen e sulmuesit kolumbian Luis Muriel i cili vjen nga Sevilla edhe pse në gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll në maj luajti si i huazuar te Fiorentina.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ka shtyrë drejtuesit e klubit të bëjnë edhe investime, duke nisur nga Muriel për të cilin kanë paguar 15 milionë euro që cilësohet si blerje shumë e madhe për klubin nga Bergamo.
Kolumbiani ka nënshkruar me Atalantan për pesë vite me një pagë prej 1,5 milionë eurosh në sezon.























