23:37 / 21.06.2019
Presidenti Thaçi i uron fat ekipit olimpik të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur krenar me ekipin olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Evropiane, “Minsk2019".
“Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Evropiane, “Minsk2019".
Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.























