​​Sarri me synim të madh në Juve, kërkon rikthimin e Higuainit
BKT
Sport

​​Sarri me synim të madh në Juve, kërkon rikthimin e Higuainit

Higuain me shumë gjasë pritet të rikthehet tek kampioni i Italisë pas huazimit nga Chelsea.

Ai është një ndër lojtarët e preferuar të Sarrit dhe pikërisht edhe dëshira e trajnerit është që Higuain te jetë në Torino.

Sipas "Sky Sport", drejtuesit e klubit do të mbajnë një takim me sulmuesin për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.

Dëshira e lojtarit është që të qëndrojë në Torino duke u bashkuar sërish me Sarrin, por do të jenë drejtuesit bardhezinj ata që do të vendosin për të ardhmen e tij.