12:45 / 22.06.2019
Amir Rrahmani të martën kryen vizitat mjekësore tek Verona
Amir Rrahmani shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re.
Edhe pse u përfol se mbrojtësi kosovar do të vazhdojë karrierën në Belgjikë tek Standard Liege, Rrahmani pritet sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A.
Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, Rrahmani pritet ti kryej vizitat mjekësore të martën tek klubi italian Hellas Verona
Ky transferim i futbollistit kosovar, u krye nga Nussi Jashai.























