13:00 / 22.06.2019
Pacolli: Sportistët po na bëjnë krenarë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se sportistët po e bëjnë krenar tërë kombin.
Ai tha se është kënaqësi të shohësh sportistët kosovarë të barabartë mes të barabartëve.
“Krenar për ta parë flamurin tonë të ngritur aq lart. Një nder i madh për të parë atletët tanë duke debutuar dhe duke e bërë kombin tonë të ri krenar. Fat dhe suksese i urojmë Majlindës dhe ekipit të Kosovës!”, shkroi Pacolli.























