18:00 / 22.06.2019
Gashi për Majlindën: Faleminderit mbretëresha e Kosovës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka falënderuar Majlinda Kelmendin e cila edhe një herë dëshmoi se është e para në xhudo.
“Majlinda e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Faleminderit mbretëresha e Kosovës”, ka shkruar ministri Gashi në Facebook.
Majlinda Kelmendit siguroi medaljen e artë për Kosovën në lojërat evropiane "Minsk 2019", të cilat po mbahen në Bjellorusi.
Në ndeshjen finale ku e gjithë salla ishte kundër Majlindës, ajo arriti ta mposhtë rusen Natalia Kuziutina.
Kujtojmë që pas pak do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila pritet ta rrëmbejë medaljen e dytë të artë.























