12:27 / 23.06.2019
Eriksen me sy tek United
Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen ka rikthyer sytë nga ekipi tjetër Anglez, Manchester United.
Mediat angleze thonë se danezi po mendon të transferohet në Juventus ose United, sepse mundësia për të shkuar në Real është ulur me shkuarjen e Eden Hazardit.
Ylli i Danimarkës ishte i sigurt që do të shkonte në ‘Santiago Bernabeu’, mirëpo ai tash ka mundësi që të largohet për në Itali tek skuadra e Juves, e cila po forcohet gjithnjë e më shumë dhe si synim ka fitimin e Champions League sezonin e ardhshëm.
Tottenhami është gati që ta lë të lirë danezin, mirëpo drejtuesit e skuadrës londineze, kërkojnë 100 milionë euro për të.























