Vedat Muriqi tek gjiganti turk
BKT
Sport

Vedat Muriqi tek gjiganti turk

Pas negociatave të gjata mes Galatasarayt dhe Rizesporit, duket se është arritur akordi që sulmuesi kosovar Vedat Muriqi të vesh fanellën e gjigantit turk në sezonin e ardhshëm.

Mediat turke "TRT" dhe "Fanatik' raportojnë se Rizespor fillimisht kishte kërkuar 10 milionë euro për kartonin e Muriqit, ndërsa Galatasaray ofroi vetëm 3 milionë.

Më pas kërkesa ra në 6 milionë, por me insistimin e vetë futbollistit kosovar, Rizespor pranoi të marrë 4 milionë euro, që ishte edhe oferta më e lartë nga Galatasaray, teksa Fenerbahce prej kohësh kishte ofruar 2 milionë euro.