Federer shkruan historinë, e fiton titullin e 10 në Halle
BKT
Sport

Federer shkruan historinë, e fiton titullin e 10 në Halle

Roger Federer e shkroi historinë të dielën në Halle, duke e mposhtur Davi Goffinin për ta fituar titullin e 10-të rekord në këtë turne.

Kjo është hera e parë që Federer i fiton 10 tituj në një turne të vetëm, duke iu bashkuar Rafael Nadalit si dyshja e vetme që e kanë arritur këtë veçori në Open Era.

Legjenda zvicerane e mundi tenistin belg David Goffin 2:0 në sete, 7:6(2), 6:1, në finalen e së dielës.

Ky është titulli i 102-të për Federerin, që tani qëndron vetëm shtatë trofe larg rekordit absolut të Jimmy Connors prej 109 titujve. Po ashtu, ky është titulli i 19-të i zviceranit në terren me bar.

Federer u bë tenisti më i vjetër që shpallet kampion në tenis, që prej 43-vjeçarit Ken Rosewall në vitin 1977, transmeton Express.

Triumfi i Federerit në Halle vjen në një moment të mirë para grand slamit të madh, Wimbledon, që nis më 1 korrik.