15:44 / 26.06.2019
Rrahmani: Transferimi te Serie A, hap i madh për mua
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Serie A për edicionin e ri.
Rrahmani sot ka nënshkruarë kontratë 4 vjeçare me klubin italian, Hellas Verona.
Pas nënshkrimit të kontratës Rrahmani është shprehur se për të është një hap i madh transferimi në Itali.
“Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”, ka thënë Rrahmani.























