Patriot Behrami humb në çerekfinale, mbetet pa medalje
BKT
Sport

Patriot Behrami humb në çerekfinale, mbetet pa medalje

Patriot Behrami është mposhtur në çerekfinale nga boksieri i natyralizuar azer,Lorenzo Sotomayor me pikë dhe kësisoj ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Boksieri kubanez 34 vjeçar, me nënshtetësi azere, nuk shfaqi ndonjë boks cilësor, por në saje të përvojës arriti të fitojë në duel me 19-vjeçarin nga Kosova.

Gjithsesi, boksieri ynë meriton duartrokitje për paraqitjet e tij në Lojërat Evropiane në Minsk, pasi në duelet me kroatin Zheljko dhe italianin Mangiacapre boksoi shumë mirë.