Dembele, objektiv i Bayernit
BKT
Sport

Dembele, objektiv i Bayernit

Ousmane Dembele objektiv i Bayernit të Mynihut nëse dështojnë përfundimisht bisedimet për Leroy Sane të Manchester City-t.

Trajneri Pep Guardiola është i vendosur për të mos lejuar largimin nga kampionët  Anglisë të sulmuesit të përfaqësueses gjermane, ndaj në të tilla kushte, Bayerni i Mynihut është duke shqyrtuar alternativa të tjera.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se një kalim i mundshëm i Neymarit dhe Griezmannit te katalanët do të minimizonte në maksimum minutat për sulmuesin francez, me këtë të fundit që sigurisht nuk dëshiron të qëndrojë në stol. Ndërkohë që tek bavarezët, pas largimeve të Ribery dhe Robben, një vend si titullar do ta kishte të sigurt.

Kampionati gjerman nuk është i panjohur për Dembele, pasi sulmuesi më herët ka qenë pjesë e Borussias së Dortmundit, përpara se të transferohej tek “blaugranat”. Marrëveshja nuk duket e pamundur, tashmë mbetet vetëm për t’u parë nëse drejtuesit e Bayernit do të paraqesin ndonjë ofertë të kënaqshme, që do të bindte jo vetëm lojtarin, por edhe drejtuesit e Barcelonës.