15:57 / 26.06.2019
Man. United reziston për Pogbanë, Reali pëlqen mesfushorin e Ajaxit
Tjetër kandidat për rolin e mesfushorit të Realit të Madridit. Bëhet fjalë për holandezin Donny Van de Beek.
Sikurse informon “Marca”, rezistenca që po bën Manchester United për Paul Pogba, objektivin i parë të “Los Blancos” që kur Zidane u kthye në pankinë, po i detyron drejtuesit të shohin një alternativë tjetër.
Futbollisti holandez ra në sy sezonin e kaluar e Ajaxin e Amsterdamit dhe është shndërruar objektiv i shumë skuadrave me emër në Europë.
Blerja e van de Beek do t’i kushton shumë më pak Realit si për vlerën e kartonit ashtu edhe për pagën. Vlera e tij rrotullohet te 60-70 milionë euro, ndërsa paga rreth 5 milionë euro sa gjysma e shumës që do të përfitonte Pogba.























