17:37 / 26.06.2019
Mehmeti, talenti që firmos kontratë 5-vjeçare Llapin
Ngadhënjim Mehmeti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin.
Talenti llapjan inkuadrohet në ekipin e parë pas dy edicioneve të kaluara te skuadra e të rinjve, me të cilët u shpall kampion në sezonin e fundit.
19-vjeçari ,i lindur më 30.03.2000, i gjatë 1,81 m, karrierën e ka nisur te shkolla e futbollit “Besa Lluzhan”, pjesë e së cilës ishte deri te Kategoria e Kadetëve e më pas ka kaluar tek 2 Korriku, ku ishte kampion i Kosovës në këtë kategori.
Pas dy edicioneve tek të rinjtë e Llapit, ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Mehmetin të nënshkruajë kontratë profesionale me kohëzgjatje 5-vjeçare.























