Brazili ia bën një nder të madh Lionel Messit
BKT
Sport

Brazili ia bën një nder të madh Lionel Messit

Leo Messi mund t’i vendos gjurmët e tij në stadiumin legjendar brazilian ‘Marakana’, për të qëndruar aty përgjithmonë.

Federata e Futbollit të Brazilit i ka bërë kërkesë Federatës së Futbollit të Argjentinës, duke e ftuar Messin që të lë gjurmë në hollin e të famshmeve në stadiumin ‘Marakana’.

Nëse Lionel Messi pranon këtë ofertë, do të jetë argjentinasi i parë që lë gjurmë në hollin e të famshmeve në ‘Marakana’, diçka që në të kaluarën nuk e ka bërë as Diego Armando Maradona.

Gjatë historisë, vetëm gjashtë futbollistë të njohur kanë lënë gjurmët e këmbeve në ‘Marakana’, shkruan lajmi.net.

Nga legjendat braziliane, tashmë këtë e kanë bërë Pele, Ronaldo dhe Ronaldinho.