Piloti i Ferrarit: Nuk kemi makinë për të sfiduar Mercedesin
Ferrari po zhgënjen edhe në këtë sezon, ndonëse në fillim të botërorit të Formula 1 ishin mjaft optimist dhe në prova "kokëkuqja" ishte pak më e shpejtë se mercedes.
Megjithatë, në garat e para Ferrari nuk ka arritur të dal asnjëherë në vendin e parë duke treguar qartë se diferencat me rivalin janë të mëdha. Leëis Hamilton dhe Valteri Bottas po zhvillojnë një kampionat të shkëlqyer, duke treguar se edhe këtë sezon titulli do të jetë pronë e Mercedes.
Piloti i talentuar i Ferrarit, Charles Leclerc thotë se me këtë ritëm "kokëkuqja" nuk do të jetë në gjendje të rivalizoj me Mercedes, ndërsa shigjeton drejtuesit.
“Mercedes janë shumë të shpejta dhe nuk po arrijmë të duelojmë fort me to në çdo garë. Në fakt, kam pritur një makinë Ferrari ndryshe këtë sezon edhe pse jemi duke bërë një paraqitje të mirë, por jo mjaftueshëm sa për të fituar në çdo garë. Shpesh jemi të detyruar të menaxhojmë gomat dhe kjo na humb shumë pikë në garë”, tha Leclerc, raporton oranews.
Botërori i Formula 1 kryesohet nga britaniku Hamilton me 187 pikë pas 8 garave të para. Pas Leëis vjen shoku i tij i skuadrës, Bottas me 151 pikë, ndërsa Sebastian Vettel i Ferrarit pozicionohet i treti me 111 pikë, shumë larg pritshmërive.























