Dukagjini bën goditjen e parë, transferon një super-lojtar nga Shqipëria
BKT
Sport

Dukagjini bën goditjen e parë, transferon një super-lojtar nga Shqipëria

Vjen përforcimi i parë për skuadrën e Dukagjinit, e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi nga Klina, pasi zgjodhi trajnerin e ri, Xhengis Rexhepin, zyrtarizoi sot qendërmbrojtësin Elton Basriu nga Shqipëria,  i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës ’89.

31-vjeçari është një futbollist me eksperiencë dhe e njeh mirë futbollin kosovar, pasi para se të ishte pjesë e skuadrën nga Mitrovica ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit, ndërsa në Shqipëri ka luajtur për ekipe të tilla Bylis, Kamza e Elbasani.