Liverpooli zyrtarizon blerjen e talentit holandez
BKT
Sport

Liverpooli zyrtarizon blerjen e talentit holandez

Liverpooli ka zyrtarizuar një blerje në fazën e mbrojtjes. The Reds duket se janë duke menduar për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Sepp Van den Berg i cili ka nënshkruar me kampionët e Evropës. 17-vjeçari vjen nga kampionati holandez, konkretisht nga skuadra PEC Zwolle.

Blerja e holandezit i ka kushtuar Liverpoolit 4.4 milionë funte, një shifër e lartë kjo, por me premisat që ka Van den Berg, mund të kthehet në një investim të çmuar për të ardhmen.

“Po ndihem shumë mirë”, tha Va nden Berg pasi nënshkroi kontratën.

“Për mua Liverpooli është klubi më i madh në botë dhe është një ëndërr e kthyer në realitet që jam këtu. Jam shumë i lumtur”.