17:17 / 27.06.2019
Real Madridi prezanton fanellën e dytë
Klubi madrilen sot ka bërë prezantimin e fanellës me të cilën do të luajë ndeshjet si mysafir.
Real Madridi në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve sportive Adidas që është edhe sponsor i Los Blancos, kanë bërë prezantimin e fanellave të dyta.
Fanella e re do të ketë një ngjyrë të kaltër të mbyllur e kombinuar me disa nuanca të zeza.
Në fotot e prezantimit të fanellës së re shihen yje si Luka Modriq, Marcelo, Gareth Bale, Karim Benzema e Toni Kroos.























