17:44 / 27.06.2019
Zyrtare: Verona prezanton Rrahmanin
Hellas Verona sot ka publikuar lajmin e zyrtarizimit të Amir Rrahmanit.
Skuadra nga Serie A, ka shkruar se Rrahmani do jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023.
“Nga 1 korriku mbrojtësi Amir Rrahmani (1994), do jetë futbollist i ri i Hellas Verona. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Rrahmani është transferuar te Verona për 2.1 milionë euro nga Dinamo Zagreb. Në të kaluarën Rrahmani ka qenë pjesë e skuadrave si Drenica, Partizani i Tiranës.























