Hazard te Reali shtyn Iscon drejt kampionëve të Anglisë
BKT
Sport

Hazard te Reali shtyn Iscon drejt kampionëve të Anglisë

Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit dukej sikur do të hapte një kapitull mes Iscos dhe klubit.

​Mesfushori spanjoll me Lopeteguin dhe Solarin nuk pati mundësi të aktivizohej shpesh me skuadrën, duke qëndruar shumicën e kohës në stol, por me afrimin e Zidane arriti të rifitonte minutat që dëshironte.

Por, duket se e ardhmja e Iscos do të jetë larg madrilenëve dhe shkak për këtë është transferimi i Eden Hazard dhe me shumë gjasa edhe i Paul Pogbasë. Nisur nga kjo situatë, Manchester City kërkon të përfitojë nga kjo situatë, madje ka gati edhe një ofertë 80 milionë euro për klubin “merengues”.

Është vetë trajneri i Citizens, Pep Gurdiola, cili kërkon ta transferojë Iscon si pasues i David Silvas, i cili ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me kampionët në fuqi të Premier League-s, transmeton SS.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Isco do të pranojë të largohet nga madrilenët. Dëshira e tij është të qëndrojë, por nga fakti që nuk mund të ketë minutat që ai dëshiron, mund të pranojë kalimin te Manchester City.