Dallku: Zhgënjyese pranimi i golit nga ajo largësi
Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Dallku në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është shprehur i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së tij kundër St Josephs.
Dallku, i cili shënoi golin e epërsisë për Prishtinën, thotë se është shqetësuses mënyrën se si skuadra e tij pranoi golin.
Ai e pranon lëndimet e disa lojtarëve titullar, por edhe mungesa e ndeshjeve kontrolluese, kanë ndikojnë në lojën e kryeqytetasve.
“Pak ka rëndësi shënimi i golit, por duhet shikuar rezultatin, mirëpo është zhgënjyese pranimi i golit nga ajo largësi”, tha ai.
“Kemi probleme më lëndime, por ky është futbolli. Shpresojmë se Alban Shilova të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthyese”.
“Normal se mungesa e ndeshjeve miqësore ka ndikuar në lojë, por edhe problemet me viza po na pengon, por shpresojmë së sa më shpjet të heqim telashet me viza”, përfundoi kapiteni Dallku.























