Aaron Wan-Bissaka zyrtarizohet te Manchester United
BKT
Sport

Aaron Wan-Bissaka zyrtarizohet te Manchester United

Aaron Wan-Bissaka më në fund është zyrtarisht futbollist i Manchester United.

"Djajtë e Kuq” shpenzuar 50 milionë për futbollistin e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Anglisë, me të cilin nënshkruan kontratë 5-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, me një pagë 80 mijë paundë në javë.

United do të paguajë një pagesë fillestare prej 45 milionë paundësh në llogarinë e Crystal Palace dhe një bonus prej 5 milionë paundësh nëse lojtari do të arrijë disa objektiva me performancën e tij.

Menaxheri i United, Solskjaer, në lidhje me këtë blerje, tha:

“Aaron është një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League. Ai ka talentin dhe mentalitetin për të luajtur për Manchester Unitedin. Ai ishte lloji i lojtarit që ne po kërkonim. Jemi të bindur që do të na ndihmojë me cilësitë e tij. Aaroni është një lojtar i ri, i etur për të mësuar dhe kjo është e rëndësishme në moshën e tij. Jam i kënaqur që ai ka nënshkruar me ne.”