13:07 / 02.07.2019
Përparim Hasani pjesëmarrës në takimin e kryetarëve te gjyqtarëve evropianë
Kryetari i referëve kosovar, Përparim Hasani është duke marr pjesë në seminarin e parë të organizuar nga UEFA me kryetarët e shoqatave të referëve të Evropës.
Ai gjatë këtij seminari i cili po mbahet në Nyon të Zvicres, është takuar me krerët më të lartë të komitetit të referëve evropian në mesin e tyre edhe me gjyqtarë të ndryshëm.
Hasani është takuar edhe me gjyqtarin e njohur italian Nicola Rizzoli, i cili po e përfaqëson Italinë në këtë seminar.























