SHBA në finalen e Kupës së Botës për femra
BKT
Sport

SHBA në finalen e Kupës së Botës për femra

Kombëtarja e SHBA-së në futboll ka kaluar në finale të Kupës së Botës për femra, pasi ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1, në gjysmëfinalen dramatike.

Portieria e SHBA-së Alyssa Naeher e priti penalltinë e sulmueses së Anglisë Steph Houghton në minutën e 84-të, duke e eliminuar Anglinë në gjysmëfinale për herë të tretë radhazi.

Christen Press dhe Alex Morgan i shënuan dy golat e fitores së SHBA-së, ndërsa golin e vetëm për Anglinë e realizoi Ellen White.

SHBA-ja është në kërkim të titullit të katërt të botës dhe do të përballet me Suedinë e Kosovare Asllanit apo me kampionen e Evropës, Holandën në finalen e madhe.

Suedia dhe Holanda do të takohen të mërkurën, ndërsa humbësi luan me Anglinë për vendin e tretë.