Akuza e Messit: Brazili kontrollon gjithçka, na u mohuan 2 penallti
Mes zhgënjimit për dështimin e radhës me përfaqësuesen e Argjentinës, Lionel Messi u shfaq mjaft kritik ndaj gjyqtarit ekuadorian Zambrano në përfundim të gjysmëfinales e Brazilin në Copa América.
“Ylli” u Barcelonës shënjestroi Conmebol-in, ndërsa tha fjalë të mira për shokët e skuadrës.
Sulmi ndaj arbitrimit: Nuk e kuptoj pse nuk iu referuan VAR-it në rastet e dyshimta, kjo është e mahnitshme. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, megjithëse unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë, sepse Brazili merret me gjithçka, është shumë e komplikuar. Arbitri i favorizoi gjatë gjithë ndeshjes, pastaj dy ndërhyrjet ndaj Agueros dhe Otamendit, që ishin penallti.
E ardhmja e Argjentinës: Është një grup që tregoi se dashuron kombëtaren. Kjo skuadër ka të ardhme dhe ka një bazë të mirë për të ecur përpara. I duhet dhënë kohë. Këta djem bënë një sakrificë të madhe, meritojnë respekt.























