Pacolli: Do të mbështesim atletët, pasi forcon imazhin e Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilit i ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për arritjet e atletëve të Kosovës në garat ndërkombëtare.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Kam pritur në një takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilit i kam shprehur mirënjohjen dhe respektin për arritjet e atletëve të Kosovës në garat ndërkombëtare dhe punën e mirë që Komiteti po bën për të promovuar Kosovën në botë. Ne do të mbështesim atletët pasi ky është një element i rëndësishëm në forcimin e imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. E informova Kryetarin gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme do të krijojë këto ditë, një Departament për Diplomacinë Kulturore dhe Sportive që do të përfshijë diplomatë dhe sportistë të suksesshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht për të siguruar mbështetje të fuqishme për aktivitetet e tyre dhe për të fuqizuar me shumë diplomacinë kulturore dhe sportive të Kosovës.























