23:06 / 03.07.2019
Tottenham pas Diazit
Tottenham janë të interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz.
Mariano po pritet të shitet këtë verë sepse “Los Blancos”, kanë harxhuar 300 milionë euro për transferime këtë verë.
Shefi i Tottenhamit ka thënë se tashmë bisedimet kanë filluar me Realin për lojtarin.
“Tottenhami e dëshiron Diazin, bisedimet kanë filluar”, deklaroi ai.
Diaz ka vetëm një vit që është kthyer në Real, ngase një vit më herët ka qenë huazim te Lyoni.























