20:47 / 04.07.2019
Godet Napoli, kolumbiani firmos për 3 sezone
Eliminimin nga Kupa e Amerikës, David Ospina e ka "festuar" me një kontratë 3 vjeçare.
Portieri kolumbian ka arritur akordin me Napolin për 3 sezone, duke vendosur të mos rikthehet në "Emirates Stadium".
Lajmi konfirmohet nga faqet zyrtare të klubeve, me Arsenalin që përfiton plot 4 milionë euro nga kjo shitje.
30-vjeçari luajti 24 herë në sezonin 2018-19, duke ruajtur portën të paprekur në 8 raste.
Ai ishte numri 1 te kombëtarja kolumbianë gjatë Kupës së Amerikës që po zhvillohet në Brazil, por u eliminua nga finalistët e Perusë në çerekfinale.























