PSG “rrëmben” edhe portierin e Chelseat
BKT
Sport

PSG “rrëmben” edhe portierin e Chelseat

Paris Saint Germain vijon të operojë në merkaton me kosto të ulët, madje në atë pa kosto fare, sepse pasi “rrëmbeu” Ander Herrerën nga Manchester United (i kishte skaduar kontrata), sot zyrtarizoi një tjetër afrim nga kampionati anglez.

Bëhet fjalë për portierin 20 vjeçar polak, Marcin Bulka, i cili ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Chelseat për 3 sezone dhe i përfundoi kontrata me londinezët këtë verë.

Bulka nuk debutoi asnjëherë në skuadrën e parë, por është veçuar vazhdimisht për paraqitjet e mira në ekipet e moshave, ndërsa tashmë nënshkroi për dy sezone me skuadrën e PSG-së.