Lacazette: Arsenal duhet t’i harrojë titujt për disa sezone
Ylli i Arsenal, Alexandre Lacazette, ka bërë thirrje tek skuadra e tij që të largojë mendjen nga fitimi i titujve për vitet e ardhshme.
Reprezentuesi francez mendon se skuadra e tij duhet të fokusohet që të sigurojë një vend në top katërshen e Premierligës.
Ai beson se skuadra e tij është disa vite larg ‘kualitetit për të garuar për titujt’, pasi përfunduar sezonin 2018/19 pa titull të fituar.
“Një skuadër si Arsenal duhet të luajë në Ligën e Kampionëve secilin sezon” ka thënë Lacazette për ‘FourFourTwo’.
“Ne do të fillojmë të mendojmë rreth asaj se si duhet të fitojmë tituj pas disa sezoneve, por së pari, duhet të sigurohemi se jemi në Ligën e Kampionëve” ka shtuar francezi.
Arsenal kishte mundësinë e artë që të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pasi luante në finalen e Ligës së Evropës, por aty u demolua nga skuadra e Chelsea.























