10:49 / 08.07.2019
Formacioni ideal i Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic mbetet një futbollist unik jo vetëm për spektaklin që dhuron në fushën e blertë.
Gjiganti suedez, aktualisht pjesë e Los Angeles Galaxy, ka postuar në rrjetet sociale formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në futboll, duke i befasuar të gjithë me zgjedhjet e tij.
Nuk janë në formacionin ideal as Pele, as Mardona, as Messi, as Ronaldo… është vetëm Zlatan.
Pra, të 11 rolet në fushë i bën vetëm ai.
























