09:22 / 09.07.2019
Zyrtare: Vushtrria kompleton transferimin e Besfort Dervishaj
Klubi i Vushtrrisë ka përforcuar ekipin me një tjetër lojtar.
Besfort Dervishaj i cili me prejardhje është nga Skenderaj është bërë lojtar i Vushtrrisë.
20-vjeçari i cili luan si mesfushor defanziv ishte pjesë e KF Drenicës dhe tash është gati për sfidën e radhës.























