Atletico në sulm, e do James pasues të Griezmann-it
BKT
Sport

Atletico në sulm, e do James pasues të Griezmann-it

RTKlive

Antoine Griezmann tashmë është lojtar i Barcelonës. Atletico Madrid është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e yllit francez, raportojnë mediet spanjolle, transmeton RTKLive.

Sipas “El Larguero” krerët e Atletico Madridit janë duke menduar në skuadër të sjellin James Rodriguez.

James, i cili është kthyer në Real Madrid pas dy vitesh huazimi në Bayern Munich prej kohësh është cak i trajnerit te Napolit, Carlo Ancelottit.

Por siç raportohet, tani në garë për James është futur seriozisht edhe klubi i madh spanjoll, Atletico Madrid, e cila thuhet se shumë shpejt do të dal më ofertë konkrete për James.