15:44 / 13.07.2019
Griezmann: Do të jap gjithçka për fanellën e Barcelonës
Antonio Griezmann ka dhënë konferencën e parë si lojtar i Barcelonës pas klubi katalanas depozitoi këtë pasdite shumën prej 120 milionë euro në arkat e Atletico Madridit.
“Ka ardhur koha për një sfidë të re, një destinacioni të ri”, tha ai, transmeton BW.
“Në fund, rrugët tona u kryqëzuan. Do të jap gjithçka për fanellën e Barcelonës me gjithë angazhimin dhe përkushtimin tim. Është momenti ynë, është rruga jonë”, theksoi Griezmann.























