Tottenhami i gatshëm t’i paguajë 60 milionë euro për Balen
BKT
Sport

Tottenhami i gatshëm t’i paguajë 60 milionë euro për Balen

Gareth Bale siç duket do të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Fillimisht  si problem  ishte largimi i Uellsianit nga Los Blancos, shkaku i pagës së tij të lartë, por edhe shumës së transferimit.

Por, Marca raporton se Tottenham Hotspur është duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij në këtë afat.

Sipas mediumit spanjoll, Spurs do t’i paguajnë skuadrës spanjolle rreth 60 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Për Balen nuk interesohet vetëm skuadra e Mauricio Pochettinos, pasi në garë është edhe Manchester Unitedi, mirëpo kërkon që lojtari ta ulë pagën.

Në Spanjë raportohet se anësori do ta ulë pagën e tij, në mënyrë që t’i shpëtojë bankës rezervë të mbretërve, por edhe ta shpëtojë karrierën e tij në fund.

Ylli i kombëtares së uellsit në vitet e fundit më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, duke i kushtuar kështu Real Madridit një mal me para, andaj në këtë verë do të ndodhë largimi i tij.