16:24 / 22.07.2019
Ushtria e Maqedonisë së Veriut bëhet me komandant shqiptar
Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në Komandën e Përbashkët Operative në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Emini si shqiptar i parë në këtë pozicion zë vendin e Dragan Kovaçkit, i cili në shkurt të këtij viti u emërua nga ish presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski anuloj vendimin e paraardhësit të tij, shkruan Alsat-M .
Emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.























