Kosova merr pjesë në kampionatin e MuayThai
BKT
Sport

Kosova merr pjesë në kampionatin e MuayThai

Federata e MuayThai e Kosovës, e cila është themeluar vitin e kaluar, më 17 nëntor, ka udhëtuar për në kampionatin botëror në Bangkok të Tajlandës.

Në ketë kampionat Federata e Kosovës u njoftua më të drejtat e plota nga IFMA MuayThai dhe u përfaqësua nga kryetari Shpejtim Ahmetaj,  selektori Arben Jonuzi dhe nga garuesit Valmir Hoti me flamurin e Kosovës.  

Në mesin e 103 e shteteve kryetari i kësaj federate Shpejtim Ahmetaj, njëkohësisht edhe kampioni i botës në fuqi, është shprehur i lumtur që flamuri i Kosovës valon për herë të parë në federatën MuayThai IFMA, në mesin e shumë shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.