Kovaç: Do të bëjmë gjithçka që Sane të vijë tek ne
Trajneri i Bayern Munichit, Niko Kovaç, është ende duke u munduar ta transferojë në ekip sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Bayerni i ka bërë një ofertë “Qytetarëve”, mirëpo ata e refuzuan duke thënë se nuk duan ta shesin gjermanin, por “bavarezët” ende nuk kanë hequr dorë.
“Trajnerët tanë kanë shfaqur një plan perfekt, të cilin e kem pranuar. Jemi shumë të fokusuar, Leroy e di çfarë duhet të presë këtu. Nëse një lojtar me kapacitet të madh transferohet në “Allianz Arena”, ai i di detyrat. E shoh se transferimi nuk është i lehtë. Të gjithë po e shohin që transferimi nuk është i lehtë, por e di që njerëzit tanë janë duke punuar fort për ta transferuar gjermanin. Sane është lojtari i ëndrrave tona, i tërë publiku e dinë këtë”, deklaroi ai.























