10:11 / 25.07.2019
Tottenhami kërkon Dybalan, por problem çmimi i lartë
Tottenhami është i gatshëm të hyjë në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.
Gjiganti anglez tashmë e ka kontaktuar “Zonjën e vjetër” për një mundësi të transferimit të argjentinasit në kampionatin anglez.
Juventusi kërkon 80 milionë euro për argjentinasin, gjë e cila është një problem për Tottenhamin, ngase këtë verë kanë blerë francezin, Tanguy Ndombele prej Lyonit për 65 milionë euro.























