17:05 / 25.07.2019
Ja çfarë thonë Xavi e Iniesta për Griezmann
Legjenda e Barcelonës ka thënë se nuk ka dyshim për suksesin e Antoine Greizmannit në Barcelonë.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit u transferua në “Camp Nou”, javën e kaluar për një shumë masive prej 120 milionë eurosh.
Xavi, i cili është trajneri i ekipit Al Sadd në Katar ka thënë se Griezmann është një yll botëror dhe është i gëzuar që është transferuar në Barcelonë.
Edhe ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Inesta ka folur për arritjen e francezit. “Nuk mendoi se arritja e Griezmann do të vë në pyetje dominimin e Messit.
Ai ka kualitete të mëdha, e ka shansin të tregojë vetëm dhe të luajë me lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Inesta.























